Befason deputeti: Spotet e këngëtarëve cenojnë sigurinë kombëtare 
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Hisen Berisha, ka folur për sigurinë kombëtare, duke thënë se siguria në Kosovë nuk cenohet vetëm nga sulmet ushtarake.Ushtaraku që u bë pjesë e PDK-së, ka përmendur edhe një element që mund të vë në pikëpyetje sigurinë kombëtare.Sipas tij spotet e këngëtarëve dhe skenat erotike në to, janë cenim i sigurisë. “Edukimi televiziv mund të jetë rrezik nacional. A e keni pa muzikën tonë çfarë fjalë dhe çfarë skena fliten. A nuk paraqet cenim i sigurisë ajo mu dridh mbi tavolinë dhe me gju euro dhe dollarë përpjetë, a? A s’paraqet rrezik gjithë ato skena erotike? Filmat turq që i dominojnë televizionet dhe krejt skenarët e tyre falsin për tradhtinë pandershmërinë, imoralitet…Siguria nuk cenohet vetëm nga sulmet ushtarake”, ka thënë Berisha në Frontal.