Begaj në Prekaz, nderon të rënët e familjes Jashari
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka bërë sot homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.Pas homazheve pranë varrezave të mbi 50 të vrarëve të familjes Jashari, Begaj ka vizituar edhe kullën ku për disa minuta ka dëgjuar nga ciceroni historinë e sulmeve nga forcat e armatosura serbe.
Presidenti Begaj ka vizituar edhe muzeun në Prekaz, ku ndodhen fotografi, dokumente e dëshmi të shumta të gjenocidit serb.
Begaj po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë, e para kjo pas marrjes së postit të kreut të shtetit.