Berisha-‘’ Tek “ish Farmakosi” do të bëhet rrethrrotullimi’’
Pas 17 tetorit lidhja e lagjes “Tusus” me “Bajram Currin” përmes hapjes së rrugës dhe ndërtimit të një ure funksionale do të jetë çështje ditësh.
Shkarkimi i komunikacionit si dhe lidhja e dy lagjeve të Prizrenit duke mundësuar në të njëjtën kohë edhe lidhjen e Tusuzit me Hoqën e Qytetit, për të vazhduar deri tek ura e Poslishtit, mundëson që edhe qyteti të shtrihet rrëzë maleve në anën e majtë të Lumbardhit duke shpëtuar edhe tokat bujqësore që po shëndërrohen në ndërtime.
Tek “ish Farmakosi” do të bëhet rrethrrotullimi ku njëherit përveç lidhjeve të këtyre dy lagjeve, çasje më të lehtë do të ketë edhe pjesa e re e lagjes Bajram Curri, afër se cilës është paraparë në projektin “Shprese për Prizrenin” edhe “Porta Triumfale” si monument i cili i kushtohet luftës së lavdishme të UÇK-së dhe mbështetjes së NATO-s, si dhe kthimin triumfal të rreth gjysmë milioni të qytetarëve të cilët gjatë luftës janë larguar nga Kosova nën presionin e gjenocidit serb.