Berisha: Vendimet dhe politikëbërjen në Kosovë i determinon Vuçiqi

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, deklaroi se njeriu që determinon vendimet dhe politikbërjen në Kosovë është presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.Kjo sipas Berishës po dëshmohet nga zhvillimet e fundit si ajo e barrikadat dhe lirimin e ish-policit Dejan Pantiq në arrest shtëpiak nga masa e paraburgimit, e i cili është i dushuar për veprën penale “Sulm kundër rendit kushtetues” dhe për “kryerjen e veprës terroriste”.Berisha vlerësoi se që nga ardhja në pushtet e Qeverisë Kurti është dëshmuar që Kosova nuk qeveriset nga Prishtina, por nga kushtëzimet e Beogradit. “Që nga shtatori 2021 e deri më sot, të gjitha ato skena që i kemi parë në veri, kanë një emërues të përbashkët, se janë të harmonizuar mes atyre që u shërbejnë për të mbajtur pozicionet e veta në pushtet. Po ashtu, kanë treguar që Kosova nuk qeveriset nga Prishtina, por qeveriset me kushtëzimet nga Beogradi. Realisht, njeriu që determinon vendime dhe politikbërje në Kosovë, është vet Vuçiqi”, tha Berisha në TV1.Ndërsa, sa i përket ndërrimit të masës së sigurisë të ish-policit, Dejan Pantiq, nga masa e paraburgimit në arrest shtëpiak, Hiseni tha se lirimi i tij është precedenti më i patolerueshëm që mund t’i bëhet drejtësisë në Kosovë.“Kjo do i bëjë dëm Kosovës edhe në të ardhmen”, tha tutje Berisha.