Padrejtësitë në vend,shkaktar për të ia mësyrë rrugëve të mërgatës -Shkruan;Besnike Aliaj- Magjistre në Ekonomi dhe Agronomi.

Qendrapress‘’Si e vlerësoni situatën aktuale në Kosovë. Ç mendim ndani për aspektin politik si vepron dhe çka mendoni , pas janarit a do të ketë ndryshim demografik ?

              Besnike Aliaj- Situata në Kosovë është mjaftë e keqe. Duke marrë parasysh ndodhitë e fundit në vend që na tronditën. Zhvillimet e pamatura politike, më shumë  po krijojnë trishtim dhe pasiguri. Sepse  shpresa e  shpresuar tani shumicës së  kosovarëve  u është shenduar në  dëshpërim. Ndryshimi demografik do të jetë i madh pasi që pasuria e Kosovës(Rinia), janë zhgënjyer nga aspektet politike e padrejtësitë në vend, dhe ia kanë mësyrë rrugëve të mërgatës. Nëse nuk kemi Rini, nuk kemi asgjë. Kur një  shteti i mungon rinia  ,atëherë  është vetë mugëtira që  e varfëron jo vetëm jetën, por përgjithësisht edhe  versionin e së ardhmes. Paralajmërimet janë  jo të mira , por nëse  fillon ndonjë ndryshim edhe gjendja  mund të kthehet nga e mira./qendrapress.com/