Bie nga lartësia, punëtori nga Prizreni pëson lëndime dhe dërgohet në QKUK

                        Një person nga fshati Malësi e Re në Prizren ka pësuar lëndime pasi që i njëjti gjatë punimeve në një objekt ndërtimor ka rënë nga shkallët prej një lartësie rreth 2-3 metra.Policia bënë të ditur se viktima ka pranuar trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal Prizren.Në vendin e ngjarjes janë dal njësitë policore si dhe inspektori i punës.Pas tretmanit mjekësor viktima është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.