Blerim Shala: Dekorata e Vuçiqit për Handken, ogur i keq për zhvillimet e ardhshme në Ballkan

0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të dielën e kaluar në Beograd, ia dha Peter Handkes, shkrimtarit të njohur austriak, Dekoratën e Yllit të Karagjorgjes të shkallës së parë. Këtë publicisti Blerim Shala, po e vlerëson jo të duhur dhe një ogur i keq për zhvillimet e së ardhmes në këto anë të Ballkanit. ”Dekoratat e këtij lloji, çfarë ishte kjo e Aleksandar Vuçiqit për Peter Handken, jepen për meritat shumë të veçanta për një popull dhe për një shtet, në të kaluarën”.”Megjithatë, në këtë rastin konkret, Dekorimi i Handkes është një ogur i keq për zhvillimet tash e tutje (në të ardhmen pra) në këto anë të Ballkanit, dhe për atë synimin e njohur të Bashkimit Evropian që kjo anë e Evropës të bëhet me të gjithat (në politikë, në ekonomi, në kulturë, në qytetërim), pjesë e një Qytetërimi Evropian dhe Perëndimor, ashtu që më pas edhe të integrohet në BE”.Në editorialin e tij për klankosova.tv, njëherit ish-këshilltar presidencial, Blerim Shala thekson se vet Peter Handke, është shkrimtar që mbron një pushtet të Slobodan Millosheviqit.”Sidoqoftë, Handke është një shkrimtar, i cili si i tillë nuk mërzitet aspak për të gjitha dhimbjet që i ka shkaktuar, duke e mbrojtur një pushtet (të Milosheviqit) dhe një shtet (Serbinë e kohës së Milosheviqit) para viktimave të shumta të tij gjatë viteve të nëntëdhjeta”.”Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me Dekorimin që ia bëri Peter Handkes, me gjasë, deshi të ndërlidhë një Çmim që Handke ka marrë në letërsi (atë më prestigjozin, Nobelin për letërsi), me Çmimin që Handke e mori për politikë dhe për të ‘Vërtetën serbe”’.”Nobeli për Letërsi kështu u shfrytëzua prej Liderit të Serbisë si një ‘Çek i bardhë’, i cili konfirmoi, tani përmes kësaj Dekorate, që Handke ka përhapur në të katër anët e Botës një të vërtetë të mohuar, thuaja në të katër anët e Rruzullit Tokësor.Nobeli për Letërsi i ipet një autori për veprën e tij të deritashme artistike”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *