Blinken deklarohet për takimin me Osmanin e Kurtin: ShBA mbështet integrimin euroatlantik të Kosovës 
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka shkruar për takimin që e pati me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti në Departamentin e Shtetit në Washington D.C.Blinken përmes Twitterit tha se SHBA-të mbështesin integrimin euroatlantik dhe ndërkombëtar të Kosovës si dhe dialogun me Serbinë.Bliken përmendi dhe falënderoi sërish Kosovën për mikpritjen dhe strehimin e afganëve.“U takova sot me presidenten Osmani dhe kryeministrin e Kosovës, Kurti. Shtetet e Bashkuara mbështesin integrimin euroatlantik dhe ndërkombëtar të Kosovës dhe dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja. Ne vlerësojmë mikpritjen e Kosovës për afganët dhe mbështetjen e saj të fortë për Ukrainën”, shkroi Blinken.