Borell, Lajçaku dhe Vuçiqi e mashtruan Albin Kurtin

                                   Muharrem Maralusha, ish-analist dhe strateg në Departamentin e Mbrojtjes të SHBA-së për Çështjet e Ballkanit dhe Evropës Lindore, ka komentuar pas arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi, për qarkullim me letërnjoftime në të dyja vendet.Ushtaraku shqiptaro-amerikan, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, u mashtrua nga diplomatët evropianë Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak, si dhe nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, përcjell Bota sot.Sipas tij, marrëveshja e arritur dje, është kapitullim për kryeministrin Kurti përballë Serbisë e jo fitore, pasi siç ka thënë ai, serbët që jetojnë në Kosovë, do të lejohen të lëvizin me lejet e udhëtimit të pajisur nga qeveria serbe e jo me dokumentacion të lëshuar nga autoritetet e Kosovës.

Reagimi i Maralushës në Facebook:

Borell, Lajçaku dhe Vuçiqi e mashtruan Albin Kurtin.

Mediat e Kosovës me tupanë e lajmëruan popullin se u arrit marrëveshja me Serbinë, sa i përket përdorimit të dokumentacionit për lëvizjen e qytetarëve në të dy vendet. Kurti me një deklaratë, tha se qytetarët e Kosovës, do ta përdorin dokumentacionin e lëshuar nga autoritetet e Kosovës.Vuçiqi, mediat serbe, Borelli dhe Lajçaku, thanë se serbët që jetojnë në Kosovë, do të lejohen të lëvizin me lejet e udhëtimit të pajisur nga qeveria serbe e jo me dokumentacion të lëshuar nga autoritetet e Kosovës.Unë gjuhën serbishte e dominoj shumë mirë. Kjo domethënë se 80-90 mijë serbë që jetojnë në Kosovë, nuk do të kenë kurrfarë nevoje apo të jenë të obliguar të pajisen me dokumentacion qarkullimi të lëshuar nga autoritetet e Kosovës. Tash bëhet pyetja, këta 80-90 mijë serb nuk e njohin Kosovën si shtet të tyre dhe të pavarur, por si një provincë e Serbisë dhe Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet.Unë këtë marrëveshje e shoh si një kapitullim të Albinit përball Serbisë e jo si fitore. ‘Kuku për ne’ kush është tue na udhëheqë. Albini nuk deklaroi se serbët e Kosovës do të lejohen të pajisen me dokumentacion të Serbisë e jo me dokumentet e Kosovës, tash serbët e Kosovës ta fshijnë b..n kjo nuk është fitore, por një dorëzim ndaj Serbisë/B.S/