Brenda një viti vdiqën 1553 persona në Prizren

Brenda vitit të kaluar janë regjistruar 14 mijë e 900 vdekje (brenda dhe jashtë Kosovës), prej këtyre vdekjeve të regjistruara që kanë ndodhur vetëm në Kosovë janë 13 mijë e 019, nga të cilat meshkuj 7020 apo 53.9% dhe 5999 apo 46.12% vdekje janë femra.

Viti i kaluar po del se ka qenë goxha i zi për Kosovën.

Brenda vitit 2021 sipas Agjencisë së Statistikave kanë vdekur afro 15 mijë qytetarë.

Sipas këtyre statistikave jetë kanë ndërruar 7020 meshkuj dhe 5999 femra, shkruan Demokracia.com.

“Raporti paraqet vdekjet e raportuara nga familjarët dhe të regjistruara në librat amzë qe kane ndodhe në vitin 2021 qe gjithsej ishin 14,900 raste te regjistruara. Vdekje të ndodhura vetëm në Kosovë ishin gjithsej 13,019, kurse vdekjet të cilat kanë ndodhur jashtë Kosovës janë regjistruar gjithsej 1,881”.

ASK ka treguar se nga gjithsejte vdekjet e raportuara të ndodhura vetëm në Kosovë, 7,020 janë meshkuj apo 53.9% dhe 5.999 janë femra apo 46.1%.

Sipas komunës ku ka ndodhë ngjarja, Prishtina zë vendin e parë me 3,455 raste të vdekjeve apo 23.2%, vendin e dytë Prizreni me 1,553 apo 10.4% , të tretin Peja me 946 apo 6.3% etj. 84.7% e të vdekurve janë të moshës 60 e më shumë vjeç.

“TM-4 i vitit 2021 merr pjesë me 32.5%, ndërsa muaji Shtator vendin e parë me 11.6% të vdekjeve të regjistruara”, ka treguar ASK.

Foshnje të vdekura në vitin 2021, të ndodhura vetëm në Kosovë ishin 100, dhe pjesëmarrja e tyre në gjithsej të vdekur është 0.8 %. Meshkuj 57 apo 57.0%, Femra 43 apo 43.0 %.