Brohoritjet e deputetëve të VV-së kundër Selmanajt, përfundon seanca e kuvendit

0

Edhe pas 15 minutave pauzë, LVV-ja ka vazhduar me britma duke kërkuar daljen e Driton Selmanajt nga seanca.

Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci ka kërkuar nga deputët që të mbajnë qetësi, por ata kanë instituar në bllokimin e seancës derisa aty të jetë prezent Selmanaj.

Pasi kjo nuk ka ndodhur, Nagavci ka kërkuar përfundimin e seancës.

“Më vjen keq po nuk mund të vazhdojmë në këto rrethana, duke qenë se nuk ka kuroum të mjaftueshëm për të mbajtur mbledhjen e kryesisë bisedojmë në mbledhjen e ardshme të kryesisë”, ka thënë Nagavci.

Nënkryetarja e Kuvendit ka bërë të ditur se Kryesia e Kuvendit do të mblidhet së shpejti për të caktuar terminin e vazhdimit të seancës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *