Burimet e financimit, përcaktojnë sjelljen politike!-Shkruan;Hisen Berisha,Deputet nga radhët e PDK-së.
Ligji për financimin e subjektëve politike/partive, është i një rëndësie të veçantë. Duhet njëherë e mirë që trinomi transparencë llogaridhënie e përgjegjësi të instalohet si standard I udhëheqjes dhe drejtimit në çdo fushë edhe nivel, qoftë kur drejtojmë institucionet e shtetit apo edhe organizatave politike siç janë partitë.
Personalisht mendoj dhe gjykojë se është edhe kureshtje e kërkesë e të gjithë votuesve kosovar të ketë transparencë të plotë për financimin e subjekteve politike për të mos u gjend në pozitë kur na margjinalizohen partitë e individë, kthehen në marioneta të qëndrave financuese anonime ose jo por dashakqinjët e Kosovës.
Në thashethemet publike nga të gjitha tarafet politike në këtë kuvend e jashtë tij, janë dëgjuar kualifikime se si dhe nga financohen partitë e ndryshme.
Disa parti të ndryshme që kanë udhëhequr proceset e renda politike, janë paragjykuar se janë krijuar si oligark duke i vënë në shërbim bizneset, e tjera forma.
Kjo parti/koalicion që po qeverisë sot, është përfolur nga qarqe investigative mediale për financim të dyshimtë po ashtu.
Pra, nga një subjekt që fillimisht kanë ndarë nga pagat personale përqindje për financim të partisë, në një parti që arriti të ketë financa për të paguar edhe transport tokësor e ajror nga perëndimi për në Kosovë, vetëm për votë!
Në kontekst të kësaj, nëpër studiot e medieve tona, gazetarë investigative kanë deklaruar për financim të partisë në qeveri, nga burime të dyshimta, ku përmenden persona të dyshimtë si Osman Antalai, të lidhur me organizata terroriste si Alkaida, Isis, etj. , për të cilin janë publikuar shumë dëshmi në fotografi nga takimet ku organizoheshin samite kundër Amerikës dhe “terrorizmit amerikan” pro – Bin ladenit, me kryeministrin aktual.
Pastaj, dyshimi rreth garancionit bankar të kompanisë ndërtuese për mirëmbajtjen e rrugës së kombit dhe aferat tjera të keqpërdorimit të buxhetit, siç janë grantet, subvencionet, etj.
Po i referohemi ta zëmë takimit të Kryeministrit në Greqi, me biznese e biznesmen dhe mos transparenca që u shfaqë me vetë deklaratën e Kryeministrit se nuk mundë ti bëjë publike detajet (sipas tije për shkak të mendësisë se do të intervenohet dhe hezitojnë të investojnë, çka mendojë se nuk qëndron ngase bizneset po patën interes nuk i përfillin pengesat e tilla), kjo ngritë shumë dilema, se çka ju ka premtuar Kryeministri, çfarë sekrete ka me mbajte nga takimi me ta, kë e ka dëshmitarë të bisedave, ofertës që ju ka bërë atyre apo i kanë bërë ata, a duhet dyshuar se Kryeministri ka filluar të korruptohet dhe se po e fshehë korrupsionin e tij me teori konspirative siç pretendon se nuk i publikon këto takime, me arsyetimin se armiqtë e Kosovës mund ti paguajnë e blla-bllatë e tije, kur dihet se bizneset e ndjekin interesat e tyre dhe nuk mund ti pengojë askush e as armiqtë e Kosovës.
Prandaj e vlerësojë si jetike që ky ligj të jetë garant i pastërtisë financiare të subjekteve politik, imunizimi nga korrupsioni, krimi financiar dhe aferat e ngjashme të cilat në një shtet demokratik e ligjor do të jepnin efekt edhe ndaj heronjve, si në rastin e liderit të bashkimit të dy Gjermanive ish kancelarit Helmut Kohl. Prandaj, ky ligj duhet ta mbroj moralin politik perfaqesues të organizatave politike në Kosovë dhe i përcjell nga Ligji për lusracionin, Ligjin për denimin e krimeve të komunizmit dhe Ligjin për dekriminalizim të institucioneve, ta sherojmë sistemin politik të Kosovës.