Buzhala për propozimin e ri të Ramës: Hyseni shqiptarja më e besueshme e ndërkombëtarëve

              Sot, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka propzuar presidentit të këtij shteti, Bajram Begaj, që ish- zëvendësdrejtoreshën e Agjencisë Kosovare të Intelegjencë, Vlora Hyseni të emëroj në pozitën e drejtuese të Shërbimit Informativ të Shtetit.Në lidhje me lajmin se gruaja të cilën kryeministri, Albin Kurti e presidentja, Vjosa Osmani, e kishin shkarkuar nga kjo detyrë, ka reaguar analisti, Berat Buzhala.Ai ka thënë se Hyseni gjatë kohës që ka shërbyer në AKI, ka qenë njëri ndër njerëzit më të besuar të ndërkombëtarëve.“Vlora Hyseni osht kane zëvendësdrejtoreshe e AKI’se ne Kosove. Për një kohë të gjatë. Pastaj për një periudhe ka qenë edhe ushtruese e detyrës se drejtoreshës se AKI’së. Thuhet qe ka qene shqiptarja ma e besueshme e partnereve ndërkombëtare. Kur po flas për PARRNERE ndërkombtëarë, po besoj qe po e dini për kënd po flas? Për Qipron jo”, ka shkruajtur Buzhala në llogarinë e tij në Facebook.