Çaste me krijuesit prizrenas;Mirvete Kabashi Leku

0

ACARIN S’E DUROJ

Dua ngrohtësi

Mëngjese me diell ënderroj

Natyrë e veshur me gjelbërim.

Ëndrra ime e pasosme

Dritare e hapur shpirti im.

Acarin s’e duroj dot

Nuk dua ta shoh as detin

E trazuar

Udha ime e pambaruar.

Kodrinave të mjegulluara ngjitem

Me plagën e zemrës

Për rreze dielli

Për pëllumbat e bardhë

E për këngën e bilbilit krahëthyer.

LARGË JU

Fytyra ime

Është dite e trishtë

Sytë   

Burim i pashterrur

Balli

Rrugë i stuhive

Buzët

Etja e tokës

Vitet e djegura

Me  mall

Largë Ju

Jeta rënd peshoka

Rënd…

Mirvete Kabashi-Leku

DALLGEZIM MALLI

Endrra ime

Ç’ troket në mesnat

Heshtje e qullur

A pika shiu

Errësira më ngulfat

Brenda mureve

Dallgezim malli.

Sonte, dicka më mungon

Dicka me kall sonte

Me vetmi mbështillem

Me mërzinë

Natë pa yje

Valë deti unë

Kitarë telkeputura

Ç’ digjem pa zë.

SONTE

Në këtë natë

Errësira më ngulfat

Heshtje …

Gjumë nuk ka

Nuk ka truri qetësi

Gjysmë e vdekur isha

Me zemër të gjallë.

Zgjohëm sërish

Nën dritën e yjeve

Thashë:

Për poetët

Nata është ditë

Qiell e rrugë.

Me vargje

Shpirtin e lehtësova

Errësirës i dhashë dritë

Dhe shkrova poezinë

Me lotët e vesës…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *