Çaste me poeten;Fitore Haklaj
FRYEJ MOJ ERË
_______________
Nga vie kjo fuqi
Tokën kur po ma dridhë
Leviz pa ndalur më plotë rrëmujë
Kur fryen era në shpirtin tim
Ndalu më perkëdhel flokun
Të shijoj ngadalë ty erë
Mendjen ma more edhe sot
Të lutem m’u kthe edhe për një herë
Deshta tê të mbyllë në duar
Të sillesh vetëm rreth trupit tim
Por më ike nëpër thonjë
Nuk të zura më as nëpër botë
Pse fryeje kaq shumë këto ditë
As pranverën nuk më lë ta shijoj
Ndalu diku buzë lumit të gjatë
Kur kam mall më ty vi e këndoj
Ti më lëndove shumë keq
Erdhe si rrufe mbi trupin tim
Më godite në të gjitha vargjet
Erë e bukur sërish të dua shumë
Kur eci rrugës e ti je larguar
Shikoj anëve për të mos harruar
I mbylli sytë e mendoj kur vjen
Të më merr në ma të bukurin vend.
26.05.21
Tolja
_________________________
& & &
Ç’GOJË UJKU MË JE
__________________
Sa i mirë tu dukë ajo copë mishi
E ngrëne kur pate shumë uri
Deri në kickë dhëmbët i ngule
Gojë ujku tjetër nuk të thërras më ty
Sa dhimbje që bëre në at trup të butë
Nuk kishte frikë se të besonte
Nga shpina fillove ta lendosh
Në sy, gojë ujku nuk pate guxim ta shikosh
Ai qingj i butë nuk bëri asnjë hap
Të shikoj edhe pse i mbuluar me gjak
Deshi të pyes pse ma bëre këtë
Po ti, gojë ujku ike edhe e le përdhe
U largove i ngopur e pa frikë
Nuk të erdhi keq e nuk pate aspak mëshirë
Për ty kishte rëndësi vetëm barku plot
Gojë ujk ik e kurrë mos m’u afro
Mu duke qingj i butë nëpër livadhe
Tu afrova për të ledhatu me kujdes
Ngadalë t’i dëgjova ofshamat e bërtimë
Gojë ujk nuk u ndale as lotin të m’a fshishë.
07.06.21
Tolja