Çaste me poeten:Manushaqe Hoxha Laçi

0

Kohë të reja

Nuk ka vajza që nxitojnë

në një krua pranë katundit

Në reklama po kërkojnë

celularin më të fundit

Nuk ka letra me citate

skuqur-o për dashurinë

Symenduar në ekrane

edhe natën po e gdhijnë

S’ka tiganë e tenxhere

ku zien mishi me fasule

Pret pasqyra prapa dere

duart mbushen me fastfude

Globi prapë rrotullohet

dielli prapë do hedhë rrezet

Jetë e tërë transformohet

si një kafe që po derdhet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *