Çaste me poezinë e poetes; Bruna Musai
![](https://qendrapress.com/wp-content/uploads/2020/08/Bruna-Musai.jpg)
Jetë e mallkim
————————–
Mbuloje trupi tim në një grusht dhe
Në mundesh ….merrna dhe shpirtin..
mos e lerë të jetoje në petalet e luleve
Me vrit me shumë edhe pse jam e vdekur
Dhe shpirti im ka kohë që kishte vdekur nga dhimbja
Por… a do mundesh ta vrasësh ndërgjegjen tënde?
A DO MUNDESH TE JESH E QETË?
Si i bere llogaritë…..
A mendove për ëndrrat qe do shikosh çdo nate ?
e si hiene do vije tek ti shpirti im..
që ti nuk e le të jetojë
E gllaberove lumturine time
Duke me kthyer ne ferr ate pak jetë që me fali zoti
Ooo zot ..
Ç’perindësh jetojne ne këtë jetë e si hije të zeza
vertiten duke sulmuar pa meshire Njeriun e mirë
Po si mundesh valle?
Si mundesh?…..A mendon se nje dite do te japësh llogari
A mendon se dikush po të sheh?
Dikush të mallkon nga lartë!
A nuk ke frike për shpirtin tend te zi …
se një ditë do të përballet me drejtësinë
A mendon se kur të ikesh ..shpirti do të gjeje qetesi!
Lutuù.!
Lutu per fajet e tua !
Thirri zotit me forcë !
Ndoshta mëshirohet për ty!
Je i pashpresë
Zoti të ka mallkuar!
Autore: Bruna Musai
QAJ
—————
Qan pa pushuar një shpirt
E klithma shkon përtej oqeanit
Aty ku lumturia mbyll syt
E zemra trishtuar nga lotet e mallit
Qaj ne lotët e shpreses
Gëzimi mbeti brenda në sy
E kujtimet ndjekin harresën
Kanë mbetur të freskëta kujtimet aty
Qaj si një zog i vrarë
Që dhimbjen nuk din ta shpjegojë
Dhe renkon ashtu i plagosur
Don te hape krahët që të fluturoje
Qaj si lulja në flete
Që era shkëputi pistilin e saj
Dhe trishtuar vazhdoi të vyshket
Donte te celte si lulja në maj
Qaj e lotet ‘s’pushuan
Dikush u zhduk nga syt e mi
Nje pellg lotesh u zhyt ne det
E hija jote mbeti aty