Mos ndal poet.

———————————–

Provo qe te zbresësh mbi letër
Nje qiell te kthjellet , pa rĕ
Atje do ta gjesh dhe motivin
Se dhe unë e kam gjetur atje …

Burimi sa i ngjan shpirtit tënd
Prandaj u quajt burim
Ne ndjenja e shpirt gurgulloi
Me fali goxha frymëzim

Me krahët e lire si nje zog
E mposhta padashur boten
S mërzitem për ke s me lexoi
E as pse ne emër sme folën …

Mos ndal poet me flet koha
Përkushtoju çdo dite te re
Një muze brenda detit kaltërosh
Ka kohe qe me pret …atje …

Tashme jam robinë e vargut
Me vete n udhëtim me ka marre
Valixhja e mbushur me ëndrra
Ato qe s i shihja me pare …

Mos ndal poet me flet shpirti
E zëri kumbon n thellësi
Shpërthe si n Maj blerimi
Dhe shkruaj …ashtu siç di !

/www.qendrapress.com/