Çaste poetike me penën e artë të poetit;Gëzim Ajgeraj- Kush po të  shanë ATDHE?

KUSH PO TË SHANË ATDHE?

———————————————–

Të shajnë atdhe, të shajnë

ata që në zemër s’të patën, s’të

mbajnë

të shajnë

të shajnë atdhe, edhe të shajnë

ata që në jetë asgjë s’të dhanë

të shajnë

të shajnë atdhe, të shajnë

ata që den baba den hëngrën me

shkja

të shajnë

të shajnë atdhe, të shajnë

ata që as djersën, as mundin e as

gjakun s’ta dhanë

të shajnë

të shajnë atdhe, të shajnë

fara e gjakut të prishur

të shajnë

të shajnë atdhe, të shajnë

ata që gjaku u ka nevojë për

lustracion

të shajnë

të shajnë atdhe, të shajnë

fara e pjellës së mbrapsht

të shajnë

deri kur do të të shajnë atdhe,

deri kur

do të pjellësh farën e ligë

deri kur?