Çaste poetike me penën e poetes: Etleva Petriti

0

SIMFONI GJELBЁRIMI

———————————

Atë ditë dielli kish treguar mirësi mbi tokë, mbi blerim

dhe vendosi të hapte dritaret,

zhurma e të cilave i kujtoi qeli të errëta burgjesh

në filmat nga duar të sprovuara regjisorësh,

teksa i miklonin në heshtje ballin rrezet,

nga energji e ngrohtë sytë i shkëlqenin drejt largësisë,

cicërima zogjsh po i përtërinin kujtimet në kraharor,

ajo filloi të shijonte jetën, larg zhurmës së gjetheve

që s’pushonin mbi koka të sëmura kronike,

sikur koha që nuk po këndellte rrënimet e saj,

ajo tashmë kishte dritën e diellit që sfidonte

çdo trysni tokësore, “mos kthesat qetësia do i zvogëloj”,

po mendonte, duke shikuar horizontin atje tutje,

ndjehej si flutur që po çatiste degët e pemëve,

çdokush i pikaste ritmin e gjallë, sesi krahët e saj

po thithnin ngjyra ylberi dhe po transmetonin të njëjtë,

si nga një simfoni verore të patejkaluar prore,

tinguj të rinj bote plot bekime të blerimit të madh.

Etleva Petriti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *