Çaste poetike me penën e poetes;Anelja Lako
Sot kaq të dashuruar…
—————————-
Ballë teje qëndroja në qetësi,
prush më ndizej faqja nga fjalët e tua,
e ëndrrën e fashitur prapë ma ngjalle ti,
tek më pëshpërisje ëmbël:
“Të dua!”.
Ti më falje zemrën, unë e merrja lojë,
u drodha, qe ndjenjë e paprovuar,
tani qesh me mall kur e kujtoj,
sot kaq marrosur, të dy kaq të dashuruar.
Anelja Lako—-