Çaste poetike me penën poetike të poetes:Brixhilda DEDE
NE TE SHKROFSHA NJE ROMAN
Për ty, do te shkruaj një roman.
Kopertinës, do ti vendos hënën e argjende
dhe ca yje te vegjël aty-këtu,
qe te lenë pa mend.
Nga fundi do ti jap ngjyrën e ndjenjave, përziere kolorin e syve tënd
Si fillim,
do përshkroi
fluturim pulëbardhash ne forme V (veje)
Me pas,
për rene e bardhe paqësore,
qe te padukshëm benë c’ do germe
Aty do te shkruhen fjale,
Ah, ato fjale
Qe unë e ti i mbajmë, ne mend…
Fundi,..
Dy brigje lumi qe shihen balle për balle
dhe një batice e madhe ne mes
Nga tërheqja e hënës fryre,
A, prej lotësh rene serbes, serbes
Dy brigje lumi, përmes gurresh, ferrash,
Dhëne– marre, e asnjë nuk vdes.
Brixhilda Dede @ 2021