Çaste poetike me poeten ;Esmeralda BREGAJ

Zonja 365

**Sa mirë që erdhe, o Vit i Ri,

na kish marrë malli—

mua për ty e ty për mua.

U lodha e s’u lodha,

në 365 ditë të kërkova

në minutat plot harrese,

aty ku lumturia kthehet në kujtese.

Sa gongla kishte litari, 365 plage te LIDHURA nga halli ku muajt iknin pas malit,

ku javët si gjethet mbushin ditarin ,

dhe unë çorodita edhe ditët,i ngari ..

do t’ja dal, e kam prere me spat

kjo zonja me mendje të rrallë mprehur ne fat

forcë si hekuri i nxehtë,

shpuzë si dielli e mprehtë.

Kur ditën e cakton vetë,

kur jetën e vendos vetë,

kur fatin e merr dhe koken ia përdredh,

do ia dal, e kam të prerë.

E ikin 365,

vijnë dhe ca të tjerë

me kurajo si kali i ngarkuar,

dashuri në ajër të bekuar.

Se kjo zonja 365

e vendos—fat të kam shpresë.

Dhe Kur vitet shembellehen si uji,

ajo pasqyron si zanë me kurore gruri.

Dhe Kur ditët ikin si lumi,

ajo bukuri që rrjedha e pruri.

Dhe kur orët kapin njëra-tjetrën—

Zonja puthi të vërtetën.

Zonja 365,

nur që Zoti s’e theu në besë.

Alda

/QendraPress/