Çaste poetike me poeten:-Age Bilani LUKA

SHIKIMI I SHQIPONJËS
——————————
Ta kam marrë shikimin ty,
o Shqiponjë Dykrenore,
t’i sodis trojet e mia,
më të bukurat Trojet Shqiptare.
T’i mora krahët, moj shqiponjë,
të fluturoj në kaltërsi,
mbi Kosovë e mbi Arbëri,
t’i bekoj me dashuri.
Nga lart shoh tokat stërgjyshore,
ku amaneti ende rri:
të mos na ndajnë kufij të rinj,
por të na bashkojë në një shqiptari.
Po vajtojnë kufijtë e vjetër,
plagë që ende s’janë shëruar;
trojet tona kërkojnë bashkim,
jo të mbeten të copëtuara.
Na përçanë e na ndanë dikur,
në zemër të Ballkanit të trazuar;
kjo s’ishte e mira e kombit,
por një ricoptim i pamëshirë.
Jo me fyerje e me sharje,
por me besë e qëndresë;
le të mblidhen shqiptarët bashkë,
tradhtia të mbetet jashtë,
ajo e pa shpresë.
Jam shqiptar, bir shqiponje,
këtë emër e mbaj me krenari;
jam biri i këtyre trojeve,
më të lashtat në histori.
Kam të parët që më bëjnë krenar,
si flamur që s’njeh perëndim;
Skënderbeu e Nënë Tereza,
nder e dritë për njerëzimin.
Sa të ketë botë e breza,
sa të lindë dielli mbi Iliri,
emri i tyre do të rrojë,
si kurorë për shqiptari.
Dhe sa të rrahë zemra shqiptare,
do të jehojë një betim:
një gjuhë, një gjak, një flamur,
një atdhe, një bashkim.
Kur shekujt të ndërrojnë prapë,
e brezat emrin ta trashëgojnë,
Shqiponja mbi troje do të valojë,
e Traditë , kulturë e gjuhë
,kurr nuk do i harrojnë.
Me besë, me nder e trimëri,
do ta ruajmë këtë tokë të bekuar,
se Shqipëria është amaneti i të parëve,
dhe përjetë do ta mbajmë të bashkuar.
/QendraPress/