Çaste poetike me poeten;-Aida HOXHA

Magjia e dashnisë…

——————————–

seç erdhe si pranvere ne shpirtin tim

si drritë ne erresiren e gjatë

i prishe te gjitha planet e mija

e jeta ime s’esht si me pare.

me ndeze ne zemer nje zjarr te fsheht

e thura ëndërra pa mbarim

i zure ti te gjitha shtigjet

e s’le me vend per asnje kujtim

me the se bota esht e bukur

e leri te gjitha hajde me mua

ne si dy brigje te lidhim urat

me bej me teper te te dua.

me keshe embel me ata sy

qe ndizesh zjarr sa her me vije

lezet ishte puthja jote pare

krijoj ne shpirt çaste magjike

une s’doja fare te te besoja

se kurr si besoj fjalës pergjithmonë

po desha te te dashuroja

jetoj nje cast e bej Jehonë.

nga ai çast krijoj dhe sot

se ai çast me beri grua

te arratisem ne fund te botes

hala i du puthjet e tua

eh kjo magji e dashurise

me ben te jem hala e re

e nuk i le vend hiç merzise

e nis e thur nje kenge per ne.

le t’a kendojne o shpirt te gjithë

le te thone lum kush dashuron

eh kjo magji e dashurise

aty ku dua mua me çon

/QendraPress/