Çaste poetike me poeten;-Albina CEKA

NË STOLIN E HARRESËS
—————————————–
Në stolin e harresës gjymtyrët ulërasin,
Shikimi errësohet ku ndriçon plaga,
Mbi buzët e kyçura lotët rrëshqasin,
Errësira përgjumet mbi qëpalla.
Mbi stolin e harresës mbledhur këmbë e kry ,
mbi trup gjethet e arta i bien me qetësi,
degët e zhveshura ja bëjnë me sy,
veç flladi vjeshtak e përkëdhel me dashuri.
Shikimi më zbehet mbi stolin e harresës,
mbi këmbët e plagosura plot njolla të zeza.
Muza më humbet në të trishtat rreshta,
Pena gjakoset nga pesha e pendesës.
DUET ME BILBILIN
——————————–
Një bilbil n’degë tuj cicërue,
heret nadje buzë veshit tem
Bilbil ti po don me m’zgjue,
a thu duet don me këndue?
Një strofë e këndoi bilbili,
strofen tjeter e qava unë.
Në refren shperthei ritmi,
bilbili u ulë o n’supin tem .
N’sytë e tij o kish piku loti.
S’kish pa kurrë bilbil tuj kja,
Lotë dhe zërin o si kristali,
Tingulli i tyre n’zemer m’ra.!
Notat preken thellë n’shpirt,
Shqisat e shijuan tingullin,
Luajten gishtat në violinë,
pentagramin e këtij ritmi.
E kënduam këtë himn lirie,
Ciu, ciu, ciu, e la la la la,
Ritem melodioz dashnie,
Magjia që shkrin gjithçka.
/QendraPress/