Çaste poetike me poeten;-Alma Gjelaj SHKOZA
Ne shqiptarët
————————
Ne shqiptaret me shumë fjalë
I themi herë si det e herë si mal
Për të tjerët çka nuk themi !!!
Por ne vet se kuptojmë si jemi
Ne që zihemi dhe për pleshta
Për të punuar punojmë si breshka
Por, me mendje shpesh fluturojmë
Dhe as këmishës ndonjëherë si besojmë
Ne që hiqemi dhe si patriot
Jo rrallë mashtrojmë e flasim kot
Ne që jemi dhe flakë kashte
Rrallë dy mendje i bëjmë bashkë
Ne si popull që kemi histori
Dimë të shkruajmë e shajmë zi e më zi
Ne qe kishim e mburremi me Skënderbeun
Tre e deshën ca e prenë
Ne qe besën e përdhosëm
Kur Rozafën e murosem
Ne qe s’duam veten tonë
Te tjerët kanë të drejt të na thonë
Që ne qe vdesim për pushtet
E vetë burgosem për 50 vjet
Ne te piste ne breg te detit
Ne gjithmonë u bëmë te zotet e vetit
Kur kufijtë na hapen derën
U braktisem si prej kolere
Ne qe hiqemi kaq te mirë
E lame vendin shkretëtirë
Te gjithë na shesin nga pak mend
Te gjithë ato qe iken nga ky vend
Nëpër botë si zogjtë e tretur
Sepse shpresa këtu ka vdekur
Ne qe jemi patriot
Rrugën nuk po e gjejmë dot
Ne që s’flasim as me fqinjë
Ne që vdesim për partitë
Ne që s’punojmë as dite as nate
Ne qe bëjmë dhe te 97 …
Ne që fjalët i qëndisim
E as nuk dimë te qeverisim
Ne shqiptaret e copëtuar
S’kemi qen kurrë te bashkuar
As në male ,as n[ fusha as tok e as në dete
Kurrë e qeverisem as vetëveten
Si nuk pati fat ky vend
Qe te lindin burra me mend
Si na paska mallkuar zoti
Me këta politikan krejt së koti
Po na ndjek zakoni i vjetër
Heqin një qen e bimë një tjetër
Se çdo qen qe merr pushtetin
Po mendon vetëm për vetin
Nëse duam te hapim shtigje
Duhet shtet e duhen dhe ligje
Nëse nuk vendos drejtësia
Kurrë në Shqipëri nuk vjen begatia
Nëse e duam veç Atdheun
Duhet pasur idealin
Kur nuk beson ne ligj e në Zot
Kot po hiqesh se je patriot..
/www.QendraPress.com/