Çaste poetike me poeten;-Alma MEHMETI

Relikë e vjetër

————————–

Ti do ta kujtosh si një relikë të vjetër,

Që koha e ka mbuluar myshk jeshil,

Por kur ajo do të gjendet nga një tjetër,

Do të ketë një çmim të pa arrirë.

Dhe brengat do shohin në thellësi,

Shenjat e gdhëndura në kohën e shkuar,

Ti do kërkosh të kthehesh përsëri,

Tek ajo replikë që dikur e ke çvlersuar.

Por koha nuk fal, plagët mbeten hapur,

Pak vrer që rrjedh shpirtit saj të butë,

Në fund të oqeanit sytë i rrinë të lagur,

Për vitet që ecin pa reshtur, me ngut.

Relikë që mbetet një vlerë unike,

Në sytë e saj ca rrudha fisnike…

/QendraPress/