Çaste poetike me poeten:-Anila KODRA

MIQTE E MIRË

———————————-

Koha,

njerëzit i ndryshon,

i vë para sfidash

dhe i provon.

Të vë në krah miq e mike,

që të lavdërojnë.

Por ka disa,

pas krahëve duanteëteëkafshojnë.

Të hiqen në sy të mirë,

dhe të dashur shumë,

Presin vetëm një rast,

të të vënë në gjumë.

Dhe më pas,

nuk lënë pa thënë fjalë,

të jesh burrë ose grua,

vajzë qofsh apo djalë.

Kush të do sot,

Është vërtet mik i rrallë,

Dhe jane vetëm ata,

zemërbardhë që i ke për mall.

Janë ata miq,

që hallin ta mbajnë,

Njësoj si ta kenë vetë,

dhe me ty e ndajnë.

Ata që të duan,

me kohën kurrë nuk ndryshojnë,

Dhe në skamje të jesh,

të duan të respektojnë.

/www.QendraPress.com/