Çaste poetike me poeten ;Anila Toto
Por ti…
Mi morën të gjitha dashuritë e mia
Gra më të bukura e plot me pasion.
Me zëra femëror e truke të brishta
Me flokë të arta që dinë të lodrojnë.
Kërcejnë nëpër festa e qeshin bukur
Mbi taka të larta, të veshura në ar…
Me hiret zbuluar e sy të paturpshëm
Me buzë të ëmbla që ndezin zjarre.
Por ti,
Jam e bindur se kurrë s’je larguar.
Mund të kesh dhënë trupin,
Por shpirtin s’ke guxuar!
Anila Toto