Çaste poetike me poeten;-Anita HOXHA

Dallëndyshe në Dhjetor

—————————————–

I ftoftë ky fund dhjetori, çudi sot erdhi ndryshe

Pa u trembur nga acari, cicëroi një dallëndyshe

Cicëronte…e se kuptova, sytë i kishte plot me lot !

Derën hapa, n’ngroht e ftova,

por s’e binda dot !

Thuamë këtu dimrit, si mbërrite…më thuaj vallë si ?!

Rrugës së gjatë si u ktheve, të lutem thuama ti !

Sytë ngriti për çudi, drejt folesë,

heshtur… pa fjalë

Zogun, vjeshtës, e harrova…e s’di në është i gjallë !

Zërin nënës ia dëgjoi, zogu i vogël zgjati kokën…

Kjo dallëndyshe, për fëmijën, fluturoi gjithë botën !

Krahët rrihte rreth folesë, moment që e kishte pritur…

Fjolla bore, në ballkon, si dhuratë paskan zbritur !

Zog i vogël ishte rritur, kishte mësuar të fluturonte

Si mrekulli qiellit mbërritur, nënën e tij e dëgjonte

Nisur ashtu para meje, ato humbën në kaltërsi…

E gjithë bota ndali frymën, kur fluturuan nënë e bij !

Mirëseardhsh, o dallëndyshe, pranvera kur të vij !

Folenë tënde në ballkon, do ta gjesh përsëri

Qiellit i përcolla, i përshëndeta nga larg, me dorë…

Ëndërr ishte, a e vërtetë…dallëndyshe në Dhjetor!

/QendraPress/