Çaste poetike me poeten; Antigona S. DESKAJ
ME E FORT SE KURR
——————–
Sot ndjeva dhimbje
Malli me përkuli
Sot nuk gjeta rrugëdalje
U mbështeta për muri
U solla e p’shtolla
Kërkoja forcë që të fluturojë
Sa u ngrita në këmbë
Loti për toke me rrëzoi
Qaja për një hall
Qe më hapi plagë zemre
Në heshtje luftoja
Me forcën e një femre
Rënkojë vjedhurazi
Vuajtjen qe e kam në shpirt
Loti u shëndrrua në gjak
Rreke dilte nga sytë
Zemra në vend të gjakut
Lot pas loti pikonte
Zemra e ime
Se di se si përballonte
Lutesha për pak fat
Një dorë ku të mbahem
Kujt t’ia them hallin
S’dija kujt ti qahem
Ashtu e molisur
Sa me s’kisha fuqi
Me erdhi muza pran
S’me la në vetmi
E përqafova fort
Me sa kisha fuqi
Tani nuk jam vetëm
Po marr forcë nga ty
Ma lehtësoj hallin muza
Me tha ,:- Behu e fortë si gurë
Unë në këmbë u ngrita
Me e fortë se kurrë.
/www.QendraPress.com/