Çaste poetike me poeten; Arjana Fetahu GABA
VJESHTA THUR TRIKON E VERDHE
——————————————-
Nata pak nga pak po rritet,
Gushtit seç i ka zënë pritë,
Hëna si “karficë”mbi flokë,
Me ca lajka natën ndrit.
Pemët zunë të teshtijnë,
Era seç i shkund nga pak,
Shkëlqimin lulet po fshehin,
Sa te vijë behari prapë.
Shtatori troket me shira,
Pret të hy dhëndër i parë,
Gushti ende s’do të ngutet,
Veç të mijat ditë kam marrë.
Dhe trumcaku diç mendohet,
Ylberët ku shkuan vallë,
Gjysmëdita ngushëllohet,
Të nesërmen prapë do të dalë.
Vjeshta thur trikon e verdhë,
Që ta vesh mezi po pret,
Gushtit se çi shkel pak synë,
Me buzë ëmbël seç e nget.
/www.QendraPress.com/