Çaste poetike me poeten: Arsinoi Zengo KALLCO
Unë do të dua
———————————–
Në labirintet e zemrës të kërkova
Vrapova… vrapova mallin tërbova
Me yjet natën ty dashurova
Pastaj…pastaj qëndrova!
Qiejt ishin hapur si kurrë ndonjëherë
Ne kishim zhveshur ndjenjat
Kalëroje me patkonj të artë
Ne mbretër ishim atë natë!
Me mua vallëzonte dashuria
Dy buzët bashkuar përgjithmonë
Unë do të dua…do të dua
E le t’më thonë e marrë grua!
Me zotin bëra paqe kët’ natë
në është dashuria mëkat i thashë
Atëherë le të vdes s’më vjen kaq aspak
Unë… do ta dua më fal o At!
/www.QendraPress.com