Flamur Berisha,kamarierë nuk e lëshon Kosovën për asnjë çmim e për asnjë post

         Djaloshi, Flamur  Berisha, i moshës 23 vjeçar që tani punon kamerier në  ‘’Corner’’ të  Prizrenit, mu buzë  Urës së gurit, me një  krenari  pohon se për asgjë në jetën e tij nuk është bërë pishman,që  nuk ka shkuar jashtë Kosove  .Ai pohon  thënien e  vjetër’’guri i rëndë në  vend të vet’’.Prandaj, pohonte  nuk i lakmon aspak moshatarët e tij që e  lëshojnë  Kosovën  për  jetë më të mirë, jetë më të mirë se ne vendlindje  nuk ka askund  të  gjithë  botën. Këtu  është  vetëm një gjë  që duhet ta kuptojmë se  Kosova nuk i pëlqen atyre që  nuk e duan punë  dhe  kanë  synime megalomane që  vetëm jashtë mund të  jetohet, në  Kosovë  jetohet bukur e jetohet shqip pohon ai. Ai tregon se  ka  mirëkuptim të plotë më punëdhënësin e po kështu ka  një  pagë  solide  dhe  pohonte është  shumë i kënaqur edhe me  pagën që  fiton në këtë lokal .Ai nuk harron të  porositë edhe  shokët e  tij dhe moshatarët  që mos të  degdisen  shteteve të huaja  , por të kthehen në vendlindje e  të punojnë e  le ta shijojnë jetën, Sepse asgjë  nuk do të ju duhej ndërtimi i ndonjë pallati e  ai pallat ti duhej  vetëm kur do të kthejnë në arkivol, Por  bukura e jetës  është në vendlindjen  është në Prizrenin e  besëlidhjes .. dhe  pastaj  vazhdon i buzëqeshur të ju shërbejë klientelës  së këtij lokali  që është mjaft i preferuar në  Prizren. Ai pohon se është nip  i Dëshmorit  Shefqet  Berisha  dhe ndjehet krenar  qe  amanetin e tij  po  jetëson se  nuk lëshohet vendlindja./ëëë.QendraPress.com/