Çaste poetike me  poeten; Asja MULGECI

T’DASHURUEMT RRALLË MUJN ME KENË VETJA

—————————————————————-

Vështrime shigjetë, pluskojn dikund horizontesh,

si gugatjet pllumbash luajn me retë,

dashuruem me dashninë,, ngren trofe shpirti fronesh t’dielltë

T’nalta janë muret e tijë,

njaq sa durojnë vrullimet e ndjenjes, t’pa skaj

n’naltsi t”zemres ngrejn foletë ,syresh n’arrati

Ndërthurje venash poshtë brinjës

e pa faj kjo virane e pafaj, lind n’orgazm buzëqeshjesh,

rron e lumnon hera herës, ninullash t’shpresës,

E ndersa vdes honesh t’harresës,

mbas hijes tërhiqet zvarrë,

t’ dashuruemt, sa rrallë mujn me kenë vetja,

sa rrallë!

/www.QendraPress.com/