Çaste poetike me poeten; Asja MULGECI
LËNGON I VETMUAR GURËVE TË ZI
————————————————-
Lkundet gjith ledha, qershizë e sapopjekun,
tek i njomë shiu, faqet flak t’kuqe,
ndërsa rri vështroj, mbas xhamit e heshtun
mes buzësh belbëzoj…
a bahesh kuqalashe, jëmja muzë pa huqe
Horizontesh toroviten, mendimet si era,
mundohem ti mbledh, majē lapsit gjerdan,
s’di ç’më ngrinë fjala cepbuzes e mjera,
ftyrës nxinë çivurë, nuk rrjedh si çdohera,
nuk ngjizen s’përqafen, mallshëm si dikur
Fërkemeve kur vije, ç’u turra si fëmijë
fllade trup e shpirt, ç ‘më mbshtillesh kunorë,
flokët hedhun ftyrs, ngjyrë flori,
poshtë syve mshehin lotin, noton mallue
retinës ulli
Erdh e iku vapa, rreze përcëlluem
njomi e thau pritjen, fillkputun nën brinjë
përqafimet mori vala, andej n’arrati
skalitun mbet te kepi, imazhi përzhitun,
lëngon vetmuem, gurëve të zi!
/www.QendraPress.com/