Çaste poetike me poeten;-Barie ÇUPI
E VËRTETA E UNIVERSIT
—————————————
Avujt e kohës shtypin e sundojnë,
fjalët pa jetë,struken burgosur,
diku udhët lodhen,ulen e pushojnë,
dikush të djeshmes,i thotë e marrosur.
Mekur yjet,
përgjoksi universit i rrëzohen,
mbrëmjesh mëkate nën shandanin e hënës,
diku flakë mbeten,kujtimet që s’harrohen,
dikush mba’ngrohtë,përkëdheljet e ëndrrës.
Ngujuar lutjesh,dejeve t’errësirës,
rrinë valuar lotët,e mallit të një nëne,
diku drit’e shpirtit,shpirt i jep hapësirës,
dikush bluan frikën,e një të pathëne.
Gëlltit qielli në pashije,zëra të fryrë,
në një grusht dhé shkërmoqet jeta,
diku e zbrazur,qesh një fytyrë,
dikujt krejt shembur,i dridhet zemra.
Mbi gurin e varrit,forca shiut dhe erës,
e fundit,e vërteta,të rrosh e të duash,
ç’e kërkon arsyen,n’fund të humnerës,
ulu foli vetes,pastaj s’ke ç’të thuash.
/www.QendraPress.com/