Çaste poetike me poeten ;Besa BYTYQI
Ti që t’dheza, t’dhash dritë…
———————————————-
Që nuk qohna prej gjumit
(Se shpirt po bajmë)
E di që ke me i njeh yjet e fundit t’sabahit
E ke me shpejtu me jau ngjitë ka ni emën
Ke me lujtë me yjt e zbeht që kanë metë
T’sfiduemit e fundit t’dritës…
O e di edhe që ke me ju kallxu qysh me ba dritë edhe ditën
Ke me u munu me ju dhanë zjerm
E ke me metë pa gjumë
tuj u munu me dhezë t’tjerë.
Po kur t’nisin me u shukë nji nga nji
Dëshpërimisht ke me ardhe me ma puthë ashtin
T’ngjitun pashmangshëm me tokë
Ti që t’dheza, t’dhash dritë…
E asnji ylli s’ja vune emnin tem.
Rrno n’dish!
/www.qendrapress.com/