Çaste poetike me poeten; Besa Januzi-REXHEPI
VAJZAT SHQIPTARE
—————————————-
Si flladi i freskët që nga mali vjen
Si lulet me vesë, aromë-mirë, të deh
Si oaza në shkretëtirë, ujë i kulluar,
Si fluturat mbi lule krahëshkruar,
Lum ai që i ka parë, vajzat shqiptare bukuri e paparë.
Prej nga vijnë këto vasha t’bukura,
Me belin e hollë, flokë lëshuara krahët si shqiponjë, ajrin qan
Me sytë e zi, vetullat si gajtan,
Sytë e mi në to kanë mbetur,
Kurrë s’kam pa kso bukurie!
A na vijnë nga Shqipëria apo nga Kosova, nga malësia apo nga Çamëria,
Nga Presheva apo nga Ilirida
Jemi vajza shqiptare vim nga Arbëria.
Faqe kuqe posi mollë, buzët si qershi,
Fytyrë qeshur si pranvera, mori bukuri,
Flokët e gjata kaçurrela të derdhura mbi supe,
Flokët tua valëvitë era, mori ment e mia.
Lum ai që me sy i ka parë
Vetëm nënat shqiptare, lindin bukuri të paparë!
Sytë tuaj si diej, fytyra ju shndritë,
Fytyrat posi hëna, ja morët bukurinë,
Rreze dielli, trëndafil me erë,
Jo, jo si ju nuk ka askund,
Vajza të bukura shqiptare.
Lumet nënat që ju rritën
Fjalë të ëmbla t’mira zemra,
Po si bleta punëtore, të dalluara,
Që ta kënaqin shpirtin, vajzat shqiptare.
/www.QendraPress.com/