Çaste poetike me poeten; Blerina PËLLUMBI

Jemi njëlloj

—————————-

Ekziston një dashuri, mirësi e brishtë

Shpirtra të thinjur që rrinë heshtur, trishtë

Buzëqeshja e tyre, shkëlqen si kristali

Një perlë, një ajsberg natën zgjon nga malli

Edhe kur janë larg, një melodi kumbon

Zë kërkon një mik, zë kërkon një shok

Një vështrim mijëra kilometra tretur

Shpirtrat i flasin natës heshtur

Një fllad, ledhaton thinja të bardha

Era tund drurët në malet e larta

Bashkohen ajsbergët thinjur nëpër botë

Vëllezër, motra lindur në një tokë

Humanizmi lind si magji rri ulur

Qerpikët e të vërtetës ndjejnë të përulur

Jemi pranë, larg dy miq të panjohur

Flasin vetëm sytë, ndjen zemra e lodhur

Lindur nga një nënë me të njëjtin emër

Shpirtra të vërtetë në një botë të errët

Janë sytë ,buzëqeshjet lotët ngrirë fytyrës

I flasin më shumë, se ti dhe unë pasqyrës

Jemi shpresë ,frymëmarrje buzëqeshje

Dashuria jonë ruhet dhe në heshtje

Jemi njëlloj një gjak në trupin tonë

Ajsbergë të thinjur, botën e ndriçojmë

Stop Racizmit…

/www.QendraPress.com/