Çaste poetike me poeten;-Blerina PELLUMBI

Pallto në ditët me hënë
———————————-
Ti je më i rëndësishmi për veten, biri im,
Je pranvera në ditët me shi,
Shkëlqen si diamant brenda shpirtit tim,
Një pallto e ngrohtë në ditët me hënë.
Fjala jote është oshëtimë,
Më zgjon kur gjumi më merr përjetësisht,
Muskujt ti mi vë në lëvizje,
Edhe kur koha vdes, unë çohem sërish.
Gëzimi jot është si dita e parë e imja,
Në këtë jetë ku ti më ringjalle,
Më bëre nënë në kohë të vështira,
Pa ty kurrë nuk do ndieja frymëmarrje.
Forca jote prej lisi më bën të ngjitem majave të shekujve ,
T’ju tregoj atyre sa e re dhe sa e bukur jam,
Krenohem me ty. kurrë më nuk mposhtem,
Kohërat nuk kanë më dimër, as erë, as acar.
/QendraPress/