Çaste poetike me poeten;-Brixhilda DEDE

LUTJE
———————-
Për herë të parë më dhimbset jeta.
Arsyeja ime je vetëm ti!
Prania jote më fal qetësi shpirtërore,
i dhuron shpirtit dashuri.
Zot, më fal që e dua kaq shumë!
Buzëqeshja e saj përkëdhel çdo qelizë.
Fjalët e saj më futen në gjak,
si pasion, energji, flakë intime.
Dashuri e jetuar përmes sakrificave,
dashuri e madhe, unike.
Kurrë s’do të doja të ndahem prej saj.
Zotit lutem dhe falem!
/QendraPress/