Çaste poetike me poeten:-Brixhilda DEDE

KUR ÇERJA E NATËS TË BJERË
————————————————
Sot dua të dëgjoj zërin e zemrës,
kur dritat të fik e sy i qiellit mes yjesh të ndriçojë.
Kur rremë oqeanesh marë në krah,
mes argjendit të hënës të rrugëtojë.
Sot, dua të dëgjoj zërin e zemrës.
Në një univers të vezulluar të më çojë.
Aty ku mbrëmjeve kundërmojnë jargavanët.
Dhe syve të mijë, fytyrën tënde të lexoj.
/QendraPress/