Çaste poetike me poeten ; Bruna Gjoni PERVATHI

Na

————————-

Ti je i qepun n’mue me pej t’lyem n’ngjyrë të gjakut.

M’i ke arnue plagët e marrë dimnave.

E unë nuk t’la me m’ikë…

T’kam rrethue me zjarr zemre.

Me degë t’kumbullës së lulëzueme t’baj dritë..

Unë jam e qepun n’ty me pe t’hollë mëndafshi,

me ta mbajtë t’butë lëkurën tande prej burri.

E ti nuk m’len me ikë.

M’ke rrethue në bebe t’synit.

Me ma ba edhe ma t’bukur dashninë.

Na jemi qepë n’trup t’njeni-tjetrit me pej t’padukshëm.

E gjylpanën e kemi hupë…

/www.QendraPress.com/