Çaste poetike me poeten;-Bruni GOSA

Përroi i Dashurisë
———————————
Në përrua shova etjen,
S’gjeta fund, veç dritë shenjtë.
U dogja brenda heshtjes sime,
U shua frika, mbeti ndjenja qetë.
Rrjedh dashuria, jo për të marrë,
po për të dhënë, për të mos harru,
Nuk ka harresë kur zemra ndritë,
është ujë i pastër, kurrë e tharë.
Postmodernia më flet me tallje,
“Gjithçka është lojë, kuptim pa ballë.”
Por unë pi nga burimi i vërtetë,
aty ku dashuria mbetet e gjallë.
Kush u trondit si unë në zjarr?
Kush pa dritë në sy pa varr?
Ai dashurinë që e ka të pastër,
S’ka nevojë për terr a fjalë.
/QendraPress/