Çaste poetike me poeten;-Adelina MINA

LULE MENEKSHE

—————————

 Era lule menekshe zbret pragmbrëmjes,

Si fjalë e butë që s’di të lëndojë,

Prek degët lehtë me mallin e ëndrrës,

Dhe shpirtin tim nis ta përqafojë.

lule menekshe, me aromë pranvere,

në flatra kujtime të vjetra,

Si zë i nënës i butë me përkedhelje si

dorë e babait mbi supe të brishta.

Ajo më flet me gjuhë petalesh,

Me ngjyrë të brishtë si lutje në sy,

Më zgjon shpresat që flenë në zemër,

Si rreze drite pas reve gri.

Era lule menekshe s’është veç puhizë,

Ndjenjë gazmore që shpirtin ma ndez,

 Është dashuri që s’di të shuhet,

Një këngë e ëmbël që brenda më mbledh.

/QendraPress/