Çaste poetike me poeten;-Brunilda MUSAI

Udhëtarë të përjetshëm
————————————-
S’dua ta humb ndjenjën që me mban gjallë,
Rrahjet e zemres s’dua t’i ndaloj.
Shikimet në sy kanë një flirt të rrallë,
Intuitës sime dua t’i besoj.
Koha ecën në ujëvara të kristalta,
Jeta shkëlqen e bukur si Diell.
E ndjesitë bëhen më të zjarrta.
Shkëlqejnë sytë si yjet në qiell,
Bashkohen zemrat si valët në det,
Hëna hap sinjalin e lumturisë.
Në shpirtin tim ti u bërë mbret,
Duket se bëmë pakt me dashurinë.
Kuptohemi me zérin e heshtjes,
Zemra e ndjen fjalën dhe pse s’flet.
Syve ngazëllyer ndricon
buzëqeshje,
udhëtarë të përjetshëm na bëri kjo jetë /QendraPress/