Çaste poetike me poeten: Bukurie BUÇPAPAJ

MADHËSHTOHESH NË ZEMËR E NË VARG.(TROPOJËS TEME)

———————————————————————————————

Hoqa mallin , hoqa etjen,

nê vendlindje dua tê tretem

në Tropojën time, sa bujare

me burrnon më bën krenare.

Aty shpirti atakon parajsën,

Kundron çdo pëllëmbë nê lot,

Me vete mora djalin e vajzën,

Toka e nënës ma e arta në botë.

Brigjeve të Drinit e të Valbonës

me vargmalin sa herë fluturova

Se jam bijë e malësisë së Gjakovës

Ty tokēmjaltē në rrjeshta t’këndova.

Perlë e rrallë plot nure e hijeshi,

çuna sokola ,goca me shtat selvi

bukurinë e vet kjo tokë ia u fali

brez mbas brezi djalë mbas djali.

Se çdo gurë si dielli më buzëqesh ,

Vargmale që prekin blunë qiellore ,

Tropoja ime , bujare , sokoleshë,

Mes alpesh nusëron madhështore.

Bukurie Buçpapaj

21.8.2022.