Çaste poetike me poeten ;Bukurie MALOKU
SHIU BIE
——————–
Shiu bie mrekullisht sonte
I bekuar dhe i paqtë
Ligjëron qetësisht
Si një shatërvan magjepsës,
Vizatohet hijshëm tek unë tek ti
Tërësia relaksuese me pasuron shpirtin
Dhe derdhet pafundësisht i artë porsi flori
Ky shi me çon ne një botë mbretërore
Në flatrat e tij thellësisht me ka strehuar
Dhe kjo forcë magjike që mbretëron
sonte të tërë qenien time këtë
natë e ka pushtuar
Befas zhytem në shtëpizën e një gjumi të ëmbël
Nëpër ëndrra përrallore vazhdoj të meditoj
Dhe ky shi i artë do te bie shumë gjatë, shumë gjatë
/www.QendraPress.com/